MENU
klinika

Kapitenët lexojnë kërkesat ndaj Qeverisë

Ekipet e Superiores protestojnë në mes të fushës

19.09.2020 - 15:16

Një protestë unike ka ndodhur sot në vendin tonë. Kanë protestuar futbollistët e Kategorisë Superiore, por jo ndaj gjyqtarëve sic ndodh rëndom, ata e kanë bërë ndaj Qeverisë për të plotësuar kërkesat e tyre.

Superliga nuk ka ndërmend të nisë deri në plotësimin e katër kërkesave të paraqitura nga klubet. Qeveria nga ana e saj ka autorizuar ministren e financave dhe deputetin Fidel Ylli, por ata u nxorrën jashtë loje nga Liga, e cila nuk u paraqit në bisedime.

Skuadrat e Kategorisë Superiore zbritën në fushë sipas kalendarit të javës së dytë të hartuar nga FSHF. Kapitenët lexuan katër kërkesat ndaj Qeverisë dhe u futen sërish në dhomat e zhveshjes. Kjo është mënyra e protestës për momentin, teksa para disa ditësh u mendua opsioni i daljes në bulevardin para Kryeministrisë të të gjithë lojtarëve dhe stafeve.

Megjithatë, sot u mjaftuan me protestën në fushë, me 5 skuadra që udhëtuan nëpër qytete të ndryshme, sipas kalendarit, për të materializuar protestat.

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 2

Tirana–Teuta

Laçi–Kastrioti

Apolonia–Bylis

Skënderbeu-Vllaznia

Kukësi-Partizani