MENU
klinika

Debuton zyrtarisht më 9 tetor

Erdhi dita, Mick Schumacher në Formula 1

30.09.2020 - 09:23

Pas shumë fjalëve që qarkullonin kohët e fundit, 8 vjet nga largimi i Michael Schumacher nga Formula 1, djali i tij Mick Schumacher do të bëjë debutimin e tij në këtë sport.

Djali i 7 herë kampionit të botës do të zbresë në pistën e Nurburgring (Gjermani) në provat e lira të ditës së premte (9 tetor) me makinën Alfa Romeo (përdor motor Ferrari).

Mick do të pilotojë makinën e Antonio Giovinazzi. Lajmin e konfirmoi makina italiane, ndërkohë që Mick, aktualisht piloton në Formula 2, tha: “Jam shumë i lumtur, mezi pres të provoj një makinë të Formula 1 dhe të testoj një makinë të tillë para publikut tim. Falënderoj Ferrari Driver Academi, Ferrarin dhe Alfa Romeo për mundësinë që më dhanë”.

Piloti 21-vjeçar gjerman ka provuar vjet në Bahrein një makinë Ferrari (SF90), ndërkohë që ka pilotuar edhe disa makina të babait të tij. Ai kryeson botërorin e Formula 2 dhe është pjesë e Akademisë Ferrari. Përveç tij, këtë sezon do të debutojnë në F1 edhe dy pilotë të tjerë të Akademisë Ferrari: Callum Ilotte dhe Robert Shëartzman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN