MENU
klinika

"Special 2020"

Festivali i Kanës vjen në formatin e jashtëzakonshëm “mini”

29.09.2020 - 13:24

         Në pamundësi për t’u mbajur gjatë pranverës, festivali i filmit do të ketë një edicion të shkurtër të jashtëzakonshëm, në fund të tetorit, ku do të shfaqen e katër filmat e përzgjedhur zyrtarisht, për “Cannes 2020”.

Ky minifestival do të çelet në Pallatin e Festivaleve me “Un triomphe”, nga Emmanuel Courcol me Kad Merad, në prani të ekipit të filmit dhe do të përfundojë me “Les Deux Alfred”, nga Bruno Podalydès, në prani të regjisores dhe aktores kryesore, Sandrine Kiberlain.

“Juria, anëtarët e të cilës do të zbulohen së shpejti, do të japë “Palmën e Artë” për filmat me metrazh të shkurtër, si dhe çmimet “Cinéfondation” për talentet e reja” – theksohet në deklaratën nga organizatorët.

Duke qenë në rrethana të kushtëzuara nga pandemia, festivali nuk mund të mbahej si çdo vit, në maj. Në këto kushte organiztorët u dorëzuan, duke botuar vetëm listën me 56 filmat që ishin pjesë e zgjedhjes zyrtare të vitit 2020.

Në Kanë, festivali më prestigjioz i filmit shpreson të rifillojë ecurinë normale vitin e ardhshëm, për t’u mbajtur nga 11 deri më 22 maj, në edicionin e 74-ët.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit