MENU
klinika

Vjen "Skupifestival 14"!

Gara ballkanike e teatrit, së shpejti në Shkup

15.09.2020 - 18:05

       FNT Skupifestival, do të nisë edicionin e 14-të në radhë, nga data 17 deri më 22 shtator. Çelja solemne do të bëhet në hapësirat e Kurshumli Hanit.

Në njoftimi e bërë nga ana e organizatorëve tregohet se në natën e parë të festivalit do të jepet shfaqja “Kutia e zezë” nga Paolo Genovese e inskenuar nga teatri “Migjeni” i Shkodrës, raporton Kultplus

Gjithashtu, këtë vit i gjithë programi i festivalit do të organizohet në hapësirat e Kurshumli Han-it në Çarshinë e Shkupit, në ambient të hapur të shtyrë edhe për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia.

“Programi i sivjetshëm është i selektuar me një larmi dramaturgjike që ka për bazë në thelb fatin e njeriut karshi stuhive të ndryshme nga jeta. Si dhe sfidat e ndryshme nga jeta sociale, ekonomike e politike, ku vjen në pah mendimi kritik i njeriut të thjeshtë karshi fenomeneve të reja”, – thuhet në njoftimin për mediet.

Krahas shfaqjes ‘Kutia e Zezë’, në program janë përfshirë edhe “Anomalia gramatikore ” nga Frania Petrinovich , që do të vihet në skenë Teatri Kombëtar nga Novi Sad, Serbi “E gjithë dashuria ime” nga Laurent Mauvignier , Teatri i Luftës në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, “Zgjimi i Pranverës” nga Frank Wedekind që do të vihet në skenë nga Teatri Kombëtar i Kosovës, si dhe nga Bullgaria vjen shfaqja “Pula” nga A. P. Chehov dhe Niloay Kolyada, Spam Studios Sofje.

Në njoftim thuhet se FNT Skupifestival, ka edhe karakter garues, ku juria e përzgjedhur vendos për shfaqjen më të mirë të festivalit. Juria e edicionit të sivjetëm të këtij festivali, përbëhet nga aktorja Amernis Nokshiqi, gazetarja për kulturë Evis Halili, si dhe regjisorja Natasha Popllavska