MENU
klinika

“Receta për të kaluar Covid-in për 24 orë”

Habitet infermierja shqiptare: Bëra dy tamponë, por nuk e di a jam pozitive apo negative

01.09.2020 - 14:45

Një infermiere nga Vushtria, e cila punon në QKUK, Shqipe Kadriu ka denoncuar atë që i ka ndodhur vetë asaj, lidhur me testet e koronavirusit.

shqipe kadriu infermiere

Ajo ka marrë dy rezultate të tamponët e kryer brenda 24 orëve, njëherë pozitiv e më pas negative. Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, e cila ka thënë se është konfuze sa i përket gjendjes së saj aktuale.

“Sot në mëngjes isha negativ; Zotin e kam dëshmitarë që andej nuk di a mu gëzu sepse emocionet më janë pështjellu…tash s’po di a jam + a – ose ne mes diku…Zoti e boftë hajr…”,ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë i Kadriut:

Receta për me kalu covidin per 24 ore: e bëra testin pardje; nuk e shkruva ku punoj, dola pozitiv; me thirrën në punë dhe ma banë edhe një dhe shkruan ku punoj. Sot në mëngjes isha negativ; Zotin e kam dëshmitarë që andej nuk di a mu gëzu sepse emocionet më janë pështjellu…tash s’po di a jam + a – ose ne mes diku…Zoti e boftë hajr.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Misteri i origjinës së Covid-19

‘Lindi nga bashkimi i dy viruseve’!