MENU
klinika

Kampionati i ri i automobilizmit

Hamilton krijon skuderi, pjesë e garës “Extreme E”

08.09.2020 - 16:40

Teknologjia po ndikon shumë në jetët tona dhe jashtë kësaj nuk ka mbetur as bota e sportit, madje duke ndryshuar tërësisht mënyrën e interpretimit.

Shumë rekorde shpejtësie janë vendosur nga mjetet elektrike dhe kjo ka shtyrë themeluesin e Formula E, e njohur edhe si gara me makina elektrike në pistë, të ideojë një tjetër kampionat, ku në qendër të jenë makinat elektrike.

Por ndryshe nga pista, kampionati më i ri në kalendaret sportive “Extreme E” do të zhvillohet në terrene nga më ekstremet, si Oqeani (Senegal), Shkretëtirë (Arabia Saudite), Akullnajë (Nepal),  Arktik (Groenlandë) dhe Pyje Shiu (Brazil).

Jo më kot janë zgjedhur këto vende. Gjatë viteve të fundit, atmosfera dhe klima e tyre ka pësuar ndryshime drastike, e përmes sportit pritet të vihet dorë nga qeveritë vendase dhe jo vetëm. Edicioni i parë parashikohet të nis në janarin e vitit të ardhshëm, me misionin e vetëm mbështetje sociale dhe mjedisore për këto vende.

Pjesë e kampionatit më të ri do të jetë edhe skuderia e gjashtë herë kampionit të Botës në Formula 1, Lewis Hamilton. Britaniku ka vendosur të ndërtojë nga hiçi skuadrën e tij, të cilën e ka quajtur X44, numër që mban edhe makina e tij në F1.

Aktualisht kanë konfirmuar pjesëmarrjen 8 ekipe, teksa garat janë shumë të ngjashme me botërorin e Formula 1. Kjo për shkak se do të mbahen në 2 ditë: Dy raunde kualifikuese të shtunën, pastaj dy gjysmëfinale dhe finalja të dielën. Çdo skuadër do të ketë dy makina, ku njëra do të pilohet nga një femër dhe tjetra nga një mashkull, duke siguruar kështu spektakël të garantuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplaset Leclerc, Hamilton penalizohet

Çmenduri në Monza, podiumi është surprizë


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak