MENU
klinika

Rimëkëmbje më e ngadaltë nga parashikimet

Industria gjermane mbetet mbrapa

07.09.2020 - 18:37

Prodhimi industrial gjerman u rrit shumë më pak se ç’pritej në muajin Korrik, ç’ka tregon se ekonomia më e madhe e Europës do përballet me një rimëkëmbje të ngadaltë në nivelet përpara pandemisë. Prodhimi industrial u rrit me 1.2% gjatë muajit, që është rritja e tretë radhazi pas rënies rekord në Mars dhe Prill, që përkuan me karantinën kombëtare. Megjithatë, treguesi ishte poshtë pritshmërive për një rritje me 4.7%.

Të dhënat treguan se sektori i ndërtimit, që pati rritje gjatë karantinës, u tkurr me 4.3% në Korrik, duke ulur shifrën përfundimtare. Sektori i makinave, që përpara krizës po haste vështirësi me kërkesën e dobët dhe transformimi i kushtueshëm tek teknologjia elektrike, pati një rritje të aktivitetit me 7% me bazë mujore, pavarësisht se nivelet e prodhimit qëndrojnë 15% poshtë muajit Shkurt. Edhe nëse përjashtohet sektori i luhatur i energjisë, prodhimi u rrit me 2.8%, poshtë pritshmërive.

Ekonomia gjermane e ka përballuar pandeminë shumë më mirë se fqinjët e mëdhenj europianë, kryesisht pasi vendi mbajti fabrikat e hapura gjatë karantinës. Rimëkëmbja e fortë e aktivitetit në Maj dhe Qershor rriti pritshmëritë për një rifuqizim të shpejtë, por ekonomistët presin tashmë një rikthim të ngadaltë në nivelet e para krizës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lufta me Covid-19/ Këshilltarët ekonomikë

“Gjermania drejt recesionit më të thellë që nga viti 2009”

Masat e qeverisë dhe përgjigjia e bizneseve

CNN/ COVID-19 “fut në izolim” ekonominë e 8-të në botë


shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”