MENU
klinika

Mbrojtësi kuqezi

Ismajli në Serie A, priten vetëm testet mjekësore

11.09.2020 - 20:08

Transferimi i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, në radhët e Spezias në Serie A, është thjesht çështje zyrtarizimi dhe pritet të ndodhë në orët në vijim.

Mbrojtësi i Hajduk Split është gati për hapin e madh në karrierë. Në Kroaci nuk ka më se çfarë të dëshmojë për aftësitë e tij dhe tashmë një aventurë me Spezian e pret në Serie A sezonin e ardhshëm.

Mediet përtej Adriatikut njoftojnë se Ismajli ka mbërritur në Itali. Futbollisti kuqezi do i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas e pret firma në kontratë. Pasi të kalojë tamponin e dyfishtë, atëherë të hënën do të mund t’i bashkohet shokëve të rinj të ekipit në stërvitje.

ardian ismajli
ardian ismajli

Rritet kështu numri i futbollistëve kuqezinj në Serie A. Pozitive kjo edhe për trajnerin Reja, që ka mundësi t’i ndjekë, por edhe për futbollistët ka shumë rëndësi, pasi liga italiane është e treta në botë aktualisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transferimi i sulmuesit shqiptar

Armando Sadiku firmos me skuadrën e re