Kadastra e Vlorës vijon të mos gjejë qetësi, ku pas ndryshimit të vazhdueshëm të drejtuesve të saj, duket se rotacioni këtë herë ka ndodhur me zëvendësdrejtorët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Konkretisht zëvendësohen dy zëvendësdrejtorët Vjola Hima dhe Renato Banushi dhe në vend të tyre pritet të emërohen Rinald Koburja dhe Jonela Dervishaj.
Kadastra Vlorë ka probleme të mbartura dhe janë të shumë qytetarët që ankohen dhe nuk gjejnë zgjidhje të çështjeve të tyre, qoftë për ndryshimin e shpeshtë të drejtuesve të saj, ashtu edhe për ecejaket dhe vonesat që bëhen me dokumentet dhe problemet e tyre.
Problemet ngelen të mbartura në shërbimin ndaj qytetarëve pavarësisht zotimeve të drejtorit të ri, Andi Binaj për rritje të performancës dhe shërbimit.