MENU
klinika

Lojtarët e Kombëtares

Kuqezinjtë pas humbjes: Nuk ishim të freskët

07.09.2020 - 22:36

Pothuajse të gjithë protagonistët kuqezinj pas humbjes ndaj Lituanisë kanë pohuar faktin se lodhja ndikoi shumë dhe kundërshtari ishte më lart fizikisht. Nga kapiteni Hysaj dhe deri te debutuesit, japin arsyet e dështimit…

ELSEID HYSAJ – “Nuk kishim asnjë rast për të shënuar. Ata luanin shumë mirë me topin. Problemi te ne ishte gjendja fizike, diçka që ndikoi te ne. Nuk krijuam asnjë rast dhe nuk meritonim fitoren.

Kartonin e parë mund të them se e meritova, nuk e kuptova këtë të dytin, pasi më shumë kundërshtari stimuloi. Ne donim ta fitonim ndeshjen, por nuk shkoi mirë.”

ARMANDO SADIKU – “E kishim përgatitur mirë ndeshjen, ndikoi lodhja nga ndeshja e mëparshme. Humbëm shumë energji. Duhet të ishim të freskët, në 30 metrat e fundit nuk kishim shumë forca. Kjo ndikoi. Personalisht, duke ardhur nga një periudhë e gjatë pushimesh.

Ndjeva lodhje fizikisht. U mundova të jap më të mirë, por ata mbrojtjen mirë, nuk na lanë asnjë rast. Pretendimi për penallti? Për mua kishte kontakt. Po të ishte VAR, ndoshta mund të ishte dhe penallti. Arbitri ashtu e pa”.

QAZIM LAÇI – “Lituania shte një ekip që do ta mbante topin dhe do të lëvizte shumë shpejt. U përballëm shumë mirë, kishim disa raste. Kush ekip do të bënte gola, ai do të fitonte. E kam harruar ftesën e vonuar. Kam menduar vetëm për ekipin kombëtar.

Kam harruar edhe veten edhe klubin. Të japim 100 % dhe të vazhdojmë siç duhet. Ne erdhëm nga një ndeshje shumë e vështirë në Bjellorusi. Kush do të bënte gol, ai do të fitonte dhe kështu mbaroi ndeshja”.

MYRTO UZUNI – “Mendoj se nuk e nisëm shumë mirë ndeshjen. Goli na dëmtoi psikologjikisht, kur hyra në fushë e pashë që çunat nuk kishin më forcë. Kjo ishte hera e parë që luaj me këtë skemë. Mendoj se kur hyra në fushë unë, ekipi mori më shumë zemër. Në pjesën e dytë ndryshuan pak gjërat. Kështu është futbolli, nëse nuk shënon, e pëson.

Postimi i babait? Babai është njeriu më i rëndësishëm në jetën time. Në Bjellorusi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, sot ishte fitorja është detyrim. Besoj që me këtë grup lojtarësh do ecim shumë përpara. Kur luan brenda, ai gol i pësuar na bëri që ne të biem psikologjikisht.”

BERAT GJIMSHITI – “Nuk e prisja që të luanim kaq dobët. Vetëm ata që u futën në pjesën e dytë bënë mirë. Besoj që kjo ndodh në futboll. Ka ndeshje që nuk të ec në futboll. U pa që kjo lojë me një gabim hapej, këtë herë e kishim ne fatin e keq. Sigurisht që edhe lodhja fizike, pasi shumë prej nesh nuk ishin stërvitur.

Edhe unë isha 2 javë pushime dhe pastaj erdha këtu. Megjithatë, ndaj një kundërshtari si Lituania në Tiranë duhet të fitonim. E kishim studiuar mirë kundërshtarin, u befasuam kur i pamë në video dhe nuk i nënvlerësuam aspak. Nuk thashë që kemi frikë të fitojmë, por thashë që ndodh që kundërshtari luan më mirë. Edhe kur luan keq, mund të fitosh me një goditje standarde, por nuk e kishim atë fat.”

ARMANDO BROJA – “Jam ndjerë shumë mirë që kam hyrë në fushë për herë të parë. Janë shumë çuna të mirë. Është një gjë e mirë të debutosh me ekipin e parë. Jam shumë i kënaqur. Në futboll duhet të luash në shumë pozicione, ku të fut trajneri. Duhet të bësh një punë për ekipin.

Sot u vra Roshi dhe u desh të futesha në pozicionin e tij. Nuk është pozicion që nuk e di, kam luajtur në krah të djathtë, të majtë, edhe sulmues qendre. Duhet të bëja atë pozicion për ekipin. Sot kemi humbur 0-1, por kështu ndodh në futboll. Duhet të mbajmë kokën lart dhe të fitojmë shumë ndeshje bashkë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak