MENU
klinika

NBA, play-off

Boston Celtics hap llogaritë e finaleve në Lindje

20.09.2020 - 11:24

Më në fund ndalet ecuria pozitive e Miami Heat. Pas dy humbjeve radhazi, Boston Celtics zgjohet në ndeshjen e tretë ndaj Miami Heat dhe fiton shifrat 117-106, duke rihapur kështu plotësisht shpresat për një kalim të mundshëm në finalen e NBA-së.

Në “AdventHealth Arena” të Orlandos, Celtics e nisën sfidën me vrull që në fraksionin e parë dhe pas 12 minutave lojë, kishin arritur të vendosin një diferencë prej 9 pikësh, ndërsa ritmin e lartë e ruajtën edhe në pjesën e dytë e të tretë.

Me 15 pikë diferencë para fraksionit të fundit, Boston lëshoi disi, ndërsa Miami u përpoq të reagojë, por pavarësisht fitores në këtë pjesë, nuk arriti të përmbysë rezultatin e përgjithshëm dhe mori kështu humbjen e parë.

Bam Adebayo i Miamit ishte sërish në një mbrëmje mjaft të mirë, duke u shpallur më i miri i ndeshjes me 27 pikë të shënuara, 16 rikuperime dhe një asist, ndërsa për Boston shkëlqyen Jaylen Brown dhe Jayson Tatum. Të dy bashkë arritën të shënojnë 51 pikë.

Konferenca e Lindjes – Finale play off

Miami Heat – Boston Celtics 106-117 (2-1)

Konferenca e Perëndimit – Finale play off

Los Angeles Lakers – Denver Nuggets 126-114 (1-0)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN