MENU
klinika

Gjesti që përloti

Mourinho mban premtimin, përmbush amanetin e gazetarit

24.09.2020 - 13:31

Një ditë më parë, në prag të ndeshjes Shkëndija Tetovë-Tottenham, e vlefshme për Europa League, gazetari i pavarur maqedonas Igor Aleksandrovic, i bëri dje një kërkesë unike gjatë konferencës së shtypit përmes “Zoom”.

Ai donte të bënte një fotografi me Jose Mourinho, si një “amanet” për babain e ndjerë, në mënyrë që ta zmadhonte, ta fuste në kornizë dhe ta vinte te varri i babait të vdekur. Ky i fundit e kishte idhull trajnerin e Tottenham.

Mourinho, i prekur dukshëm nga historia e Aleksandrovic, ra dakord që fotografia do të bëhej sot dhe Tottenham e ka postuar atë në Tëitter. Dhe kështu ka ndodhur, para ndeshjes ata janë takuar dhe fotografia është bërë, edhe pse jo përqafuar, pasi jemi në pandemi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Episodi para ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës

I plotëson amanetin gazetarit, gjest prekës i Mourinhos