MENU
klinika

Java 1

Nis Bundesliga, Bayern me 8 gola që në start

18.09.2020 - 21:27

Bayern Munchen e nis aty ku e la. Kampionët e Gjermanisë kanë hapur Bundesligën me bollëk golash, duke fituar 8-0 ndaj Schalke 04 dhe turpëruar rivalin që në start. 6 autorë golash, debutues dhe plot episode, që e bën edhe më të bukur fitoren.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 4′. Kimmich pasoi mjaft mirë për Gnabryn dhe ky i fundit e ndali mjaft mirë. Goditja e tij e ekuilibruar e pushoi topin në rrjetë për 1-0. Golin e dytë e shënoi Goretzka në minutën e 19-të. Muller ka merita për pasimin e artë.

Në të 31’ është radha e Lewandowskit. Polaku po shënonte, por pengohet dhe merr penallti. Nga pika e bardhë gjuan vetë dhe 3-0. Bayern ka edhe mundësi të tjera, por pjesa e parë mbyllet 3-0.

E dyta nis sërish me gol për vendasit. Sane galopon, i ikën edhe portierit, por golin e shënon Gnabry, dopietë e sulmuesit. Sërish i njëjti skenar në minutën e 59’, ndërton Sane dhe Gnabry kompleton tripletën. Nuk mbaron këtu, në 70’ Lewa shpik me finte dicka dhe Muller shënon në qendër.

Vetëm 1 minutë më pas listës së shënuesve i shtohet edhe Sane. E meritonte një gol debutuesi me fanellën e Bayern, pasi shërbeu shumë për të tjerët. Në 81’, shënon një tjetër debutues, Musiala, që shërbehet mjaft mirë nga Lewandowski. Asnjë minutë shtesë, Bayern turpëron rivalin në start.