MENU
klinika

Premier League, Java 2

Përmbysje me “5 yje” e Everton, gol spektakolar i Rodriguez

19.09.2020 - 14:40

Pas dy ndeshjesh, Everton kryeson në Premier League, teksa ka marrë suksesin e dytë radhazi. Pas fitores minimale 0-1 në Londër ndaj Tottenhamit, sot mposhti me shifrat 5-2 West Bromwich Albion.

Të besuarit e Carlo Ancelottit u befasuan në minutën e 10’, kur Diangana shënoi një gol mjaft të bukur me gjuajtje nga distanca, por barazpesha u rikthye në të 31-ën nga ana e sulmuesit Calvert-Lewin.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë ishte blerja më e bujshme e Evertonit këtë verë, James Rodriguez, që shënoi një gol mjaft të bukur me gjuajtje nga distanca dhe u dha avantazhin të tijve.

Gjithçka u bë edhe më e lehtë në shtesë, pasi mbrojtësi i West Brom, Gibbs u ndëshkua me karton të kuq goditje ndaj kundërshtarit, ndërsa edhe trajneri Bilic u dërgua në tribunë, pasi protestoi më tepër se duhej.

Pjesa e dytë nisi sërish mirë për West Brom që shënoi golin e barazimit me Matheus Pereira, por më pas vuajti jo pak disvantazhin numerik dhe pësoi 3 gola deri në fund, duke pësuar humbjen e dytë në po kaq takime.

Mbrojtësi Michael Keane shënoi golin e avantazhit për Evertonin, ndërsa më pas ishte sërish sulmuesi Calvert-Lewin që shënoi edhe dy herë të tjera, duke kompletuar tripletën personale dhe duke fiksuar shifrat 5-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN