MENU
klinika

Rama: Puna vijon pa ndalur!

“Kantieri i shëndetësisë në maternitetin e Beratit”

08.09.2020 - 08:58

Kantieri i shëndetësisë në maternitetin e Beratit është një investim i shumëpritur për banorët e kësaj zone, që po ndërtohet nga themelet.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, duke sjellë pamje nga ky investim, që do t’i shërbejë 120 mijë banorëve të këtij qarku.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e shëndetësisë në maternitetin e Beratit, investim i shumëpritur për banorët e kësaj zone, që po ndërtohet nga themelet, ju uroj një ditë të mbarë.

Vijon puna pa u ndalur për të rindërtuar infrastrukturën shëndetësore, nga qendrat shëndetësore në spitale, për akses, siguri dhe cilësi për qytetarët, afër vendbanimit për shëndetësinë që duam në Shqipërinë që duam”– shkruan Rama teksa poston videon.

MIRËMËNGJES ?dhe me kantierin e shëndetësisë ??në maternitetin e Beratit, investim i shumëpritur për banorët e kësaj…

Gepostet von Edi Rama am Montag, 7. September 2020