MENU
klinika

Moto GP

Rossi del jashtë, garën e fiton shoku i skuadrës

20.09.2020 - 13:58

Valentino Rossi ishte i pafat në pistën e shtëpisë në Misano të Riminit. Ndryshe nga një javë më parë, 9 herë kampioni i botës u rrëzua dhe doli jashtë, duke mos marrë asnjë pikë.

Megjithatë, lajmi i mirë për Yamaha është se piloti tjetër Maverick Vinales zuri vendin e parë dhe tashmë kryeson kampionatin së bashku me Dovizioson dhe Quartararon me 83 pikë, me këtë të fundit që u penzalizua me 3 sekonda dhe zuri vendin e katërt.

Vendin e dytë e zuri Joan Mir me Suzuki, që parakaloi Pol Espargaron në xhiron e fundit, që gjithsesi mbeti në podium në vendin e tretë. Vetëm 13 pilotë përfunduan garën, 7 të tjerë përfunduan jashtë.