Sezoni aktual i Moto GP ka qenë tepër interesant, pasi asnjë nuk mund ta thotë me siguri se kush pilot do të fitojë titullin. Është një mundësi e mirë edhe legjendën Valentino Rossi, por duket se Yamaha e tij nuk e lejon të synojë më shumë se sa ndonjë podium.
Ndërsa në Gjermani janë të bindur: Valentino Rossi do të tërhiqet nga garat e motociklizmit në fund të këtij sezoni. Pilotit italian të Yamaha-s i përfundon kontrata me motorin japonez dhe pritet të kalojë te Yamaha Petronas, por duket se ai ka vendosur të largohet përfundimisht nga Moto GP.
Sipas mediave gjermane, te Yamaha Petronas do të shkojë një tjetër pilot italian, Andrea Dovizioso, që do të largohet nga Ducati në fund të këtij sezoni. Për momentin ky lajm nuk ka asnjë konfirmim, ndërkohë që vetë Rossi, pak kohë më parë, pati deklaruar se me 99% do të shkojë te Yamaha Petronas.
Gjithsesi, ende nuk ka asnjë firmë në kontratë për Rossin, tashmë 42 vjeç, por pritet që brenda shtatorit ai të zyrtarizojë të ardhmen e tij: Të vazhdojë të garojë në Moto GP apo do të tërhiqet përfundimisht.