MENU
klinika

E rrallë

Shpallet më i miri i ndeshjes, i japin një kallashnikov

24.09.2020 - 15:39

Ndoshta për t’u habitur, por ja që ndodh. Si shpërblim mund të marrësh një automatik. Çdo ndeshje ka lojtarin më të mirë dhe zakonisht për ta ka një çmim individual. Trofeu prezantohet nga zyrtarët e klubit apo ligës te lojtari më i mirë, por dhuratat më të veçanta vijnë nga Rusia.

Një situatë komike ndodhi me ekipin e hokejit në akull, pasi ekipi VHL fitoi ndaj skuadrës së Chelmet Chelyabinsk me rezultatin 3-2 dhe portieri Saveli Kononov ndali 26 nga 28 gjuajtjet drejt portës.

Të gjithë votuan që portieri të shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes. Vëmendjen e mori dhurata që iu bë portierit Saveli Konov. Zyrtari i klubit i dhuroi një kallashnikov AK-47 “gardianit” të portës duke fituar vëmendjen mediatike.

Fotoja e tij është bërë virale në rrjetet sociale. Të gjithë ngrenë pyetjen si ka mundësi të dhurohet një armë zjarri kur në Rusi është i ndaluar mbajtja e tyre pa një leje të posaçme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN