MENU
klinika

Paqe me Koeman

Spektakël dhe dy gola, Messi kthehet “i zakonshmi”

16.09.2020 - 21:18

Nëse në ndeshjen e parë u tregua disi altruist, në miqësoren e dytë të Barcelonës ndaj Girona-s, Lionel Messi është rikthyer ai “i zakonshmi”, duke shënuar 2 gola, por edhe duke dhuruar asist dhe vetëm portieri i hoqi mundësinë e një goli të tretë.

Manovra që synon Ronald Koeman po fillon të “vajiset” si cdo tekniku holandez. Rreshtimi 4-2-3-1 me Messin pas krahëve të Griezmann duket se i ka dhënë më shumë hapësira argjentinasit për t’u kthyer në njeriun-asist apo për të goditur nga jashtë zone.

Kjo është ajo që ka bërë sot në suksesin 3-1. Messi ishte ai që krijoi golin e parë të shënuar nga Coutinho. Më pas, argjentinasi gjeti vetë rrjetën me një goditje të devijuar nga jashtë, që nuk i la mundësinë që të reagonte portieri kundërshtar.

Messi vulosi suksesin me një goditje nga jashtë zonës. Barcelona do të vijojë me ndeshjet miqësore, pasi takimin e parë në La Liga e ka me 27 shtator kundër Villarrel në “Camp Nou”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Top 10” sipas revistës prestigjoze

“Forbes” shpall futbollistët më të paguar

Ylli i Barcelonës rrëfen gjithçka

“Arsyet pse qëndrova, presidenti më gënjeu”