MENU
klinika

Tenis

Tërhiqet rivalja, Halep triumfon në Romë

21.09.2020 - 17:23

Tenistja rumune Simona Halep, aktualisht numri 2 në botë, fitoi sot turneun Masters të Romës, që zhvillohet në fushat me dhè. Ajo mundi në finale çeken Karolina Pliskova, që u detyrua të tërhiqet në setin e dytë.

Pliskova, e dëmtuar, u tërhoq me lot në sy në shifrat 6-0, 2-1 të setit të dytë, ndërkohë që nuk pati fituar dot asnjë “game” në të parin. Një ndeshje pa histori, ku Halep përfitoi nga problemet fizike të rivales për të triumfuar.

Këtë sezon, tenistja rumune ka fituar në Dubai, Pragë dhe Romë, duke qenë favorite për fitimin e grand slam të “Roland Garros”, që nis të hënën në Paris. Në fushat me dhè ajo është favoritja numër një. Rumunia duket se i ka bërë mirë llogaritë, edhe grand slam është ai që i jep pikë më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Panik në grand slam të Parisit

“Roland Garros” në rrezik, 15 të infektuar