MENU
klinika

Amfiteatri

TIFF çelet me filmin e Gjergj Xhuvanit

20.09.2020 - 11:20

        Si rrallëherë, në këtë kohë pandemie publiku i kinemasë kishte zgjedhur për të frekuentuar mbrëmjen e djeshme Amfiteatrin e Liqenit. Për herë të parë, filmi “Liqeni im”, i Gjergj Xhuvanit, u shfaq premierë rajonale në Tiranë.

Organizatori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, Agron Domi, rrëfen se ky realizim kinematografik vjen si një homazh në këtë edicion të 18-të, për regjisorin e ndjerë, që u shua në moshën 56-vjeçare, një vit më parë.

Ngjarjet në film, zhvillohen në Liqenin e Prespës.


Kristo është vetëm 14 vjeç. Tema e esesë, për të cilën duhet të shkruajë është “Liqeni im”. Inteligjent dhe i mprehtë, fjalët që ai zgjedh të shkruajë janë: “Liqeni mund të të ofrojë gjithçka, nëse di të kërkosh”. Jeta e tij në fshat, në bregun e Prespës, aty ku ndahen kufijtë e  3 vendeve ballkanike- Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë merr tjetër rrjedh.

Ai kthehet në një transportues marjuane me varkën e tij dhe përshkon ujërat e liqenit, duke transportuar pakot e drogës nga Shqipëria në pjesën maqedonase.

Ngjarja nis dhe përfundon me Kriston, duke shkruar esenë për liqenin, që sipas tij, u jep atyre që dinë të kërkojnë.

Në filmin “Liqeqni im” me skenar dhe regji të Xhuvanit, luajnë aktorët: Ariton Pollozhani, Tristan Halilaj, Elia Zaharia Zogu, Julinda Emiri, Luiza Xhuvani, Birçe Hasko, Mariana Deti.

Deri më datë 25 shtator, TIFF do të prezantojë 108 filma në Amfiteatrin e Liqenit, për t’u mbyllur me “Willow”, nga Milcho Manchevski.