MENU
klinika

Pa aksidente dhe të infektuar

Turi i 77-të Çiklistik i Shqipërisë, fitues një italian

21.09.2020 - 15:09

Përfundon Turi i 77-të Çiklistik i Shqipërisë. Etapa e fundit ishte më e gjata duke nisur nga Përmeti dhe përfunduar në Fier, e ndërthurur me malore dhe disheza të forta, plot 147 km. Këtë etapë e fitoi çiklisti malazez Marko Stankovic.

Në vendin e dytë u rendit Bruno Asllani, ndërsa në të tretin Olsion Velia. Me 4 etapa në total, duke nisur nga Tirana, për të përfunduar në Fier, fitues i Turit 77-të Çiklistik u shpall italiani Tomasso Bazzica. I dyti Bruno Asllani dhe në vendin e tretë Olsion Velia. Sa i përket ekipit, fitues u shpall Male Mantile, skuadër italiane.

Më i miri nga të rinjtë ishte maqedonasi Martin Marinov, i dyti çiklisti i Skënderbeut, Nuri Mullalli dhe në vendin e tretë Victor Vancevski po nga Maqedonia. Turi Çiklistik Shqiptar, për fat të mirë, nuk pati asnjë aksident dhe asnjë të prekur nga Covid-19.

Plot 468 kilometra të përshkruara pa dëmtime dhe rrëzime, në gara me konkurrencë. Federata Shqiptare e Çiklizmit, në kushtet e një pandemie globale, është shumë e kënaqur për gjithçka rodhi në këtë tur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN