MENU
klinika

Ekspertët perëndimorë janë kundër

Vaksina ruse kundër Covid-19 rezulton e suksesshme

06.09.2020 - 19:36

Vaksina ruse kundër koronavirusit ka rezultuar e suksesshme, duke prodhuar imunitet tek të gjithë të testuarit e deri tanishëm.

Vaksina ruse ishte e para në botë që u miratua për përdorim masiv muajin e kaluar, me presidentin Vladimir Putin që e cilësoi si arritjen më të madhe të vendit të tij, pas atyre hapësinore. Ky veprim ndezi trazira në komunitetin shkencor sepse nuk kishte prova për të provuar se vaksina, e quajtur Sputnik V, funksiononte ose ishte e sigurt.

Rezultatet e dy provave, të kryera në periudhën Qershor-Korrik të këtij viti dhe që përfshinë 76 pjesëmarrës, treguan se 100% të pjesëmarrësve zhvillonin antitrupa ndaj koronavirusit të ri dhe pa efekte anësore serioze.

Disa ekspertë perëndimorë kanë paralajmëruar se janë kundër përdorimit të tij derisa të merren të gjitha hapat e testimit dhe rregullimit të miratuar ndërkombëtarisht.

Por me rezultatet e botuara tani për herë të parë në një revistë ndërkombëtare, për zyrtarin e lartë rus Kirill Dmitriev, kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte, fondi sovran i pasurisë së Rusisë, i cili ka mbështetur vaksinën, ishte dhe një përballje me kritikët e saj jashtë vendit.

“Me këtë botim ne u përgjigjemi të gjitha pyetjeve të Perëndimit që folën me zell gjatë tre javëve të fundit, me qëllimin e qartë të njollosjes së vaksinës ruse. Tani ne do të fillojmë të bëjmë pyetje për disa nga vaksinat perëndimore”.

Dmitriev tha se të paktën 3,000 njerëz janë rekrutuar për provën në shkallë të gjerë të vaksinës “Sputnik-V”, rezultatet fillestare të të cilit pritet të dalin në Tetor ose Nëntor të këtij viti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet Laureati i Nobelit

“Korona po ngadalësohet”