MENU
klinika

Shtyhet pa afat

Volejbolli shqiptar nuk ka një datë për fillimin

17.09.2020 - 12:51

Federata Shqiptare e Volejbollit konfirmon shtyrjen pa afat të sezonit 2020-2021. Ky sezon duhej të niste më 4 shtator me Kupën e Federatës, por kryesia e FSHV-së vendosi ta shtyjë startin me 2 javë për shkak të pandemisë Covid-19, me shpresën që Ministria e Shëndetësisë të lejojë zhvillimin e aktiviteteve në ambiente të mbyllura.

Edhe pas dy javëve ende asnjë sinjal nuk ka ardhur nga qeveria shqiptare për rillimin e eventeve sportive në mjedise të mbyllura, siç është edhe volejbolli. Sipas presidentit të federatës, Erlind Pëllumbi, edhe pse i kanë dërguar Ministrisë përkatëse kërkesë për të lejuar sezonin e volejbollit, nuk ka ende asnjë përgjigje.

Numri një i volejbollit shqiptar sqaron për “Konica.al” se vetëm në momentin që do të vijë miratimi nga qeveria për fillimin e aktiviteteve, Federata do t’u japë dy kohë afat skuadrave për t’u përgatitur para se të nisë sezonin 2020-2021.

Pavarësisht se është hedhur kalendari, nëse kampionati do të fillonte me shumë vonesë, do të rishikohej formula, madje Pëllumbi shkon deri aty se mund të sakrifikohet kupa nëse koha nuk është e mjaftueshme për të zhvilluar të dy kompeticionet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN