MENU
klinika

Premier League, Java 4

Chelsea rikthehet te fitorja me “poker” golash

03.10.2020 - 14:25

Pas një humbjeje dhe një barazimi, Chelsea rikthehet te suksesi në shtëpi, duke fituar 4-0 ndaj Crystal Palace, në javën e katërt të Premier League. Shtatë pikë për Blutë, që tani shohin para.

Ndeshja është zhbllokuar në pjesën e dytë. Kanë qenë Blutë që kanë kaluar në avantazh në minutën e 50-të me një gol të Chilwell. Anglezi e ka festuar me gol debutimin e tij me Chelsea-n në Premier League.

Chelsea ka dyfishuar në minutën e 66-të. Londinezët kanë shënuar golin e dytë me Zouma. Mbrojtësi ka gjetur rrejtën me një goditje me kokë pas një kërcimi “alla CR7”. Një gol çlirimi për trajnerin Lampard, që gjithë kohës i mërzitur duke udhëzuar.

Për të ardhur në minutën e 78-të. Vendasit përfitojnë penallti dhe nga pika e bardhë nuk fal specialisti Jorginho. Ky është edhe goli i kapitullimit të kundërshtarit dhe sigurimit të fitores nga Chelsea, edhe Jorginho realizon sërish pas 4 minutash po me penallti.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak