MENU
klinika

Kuqezinjtë në Ligën e Kombeve

Dermaku dhe Laçi: Nuk bëjmë më gabime

05.10.2020 - 14:15

Në konferencën e parë për shtyp të futbollistëve kuqezinj në prag të ndeshjeve që Kombëtarja ka me Kazakistanin dhe Lituaninë në transfertë dolën Kastriot Dermaku dhe Qazim Laçi.

Miqësorja me Armeninë është anuluar për shkak të situatës së vështirë në atë vend, mirëpo për Dermakun kjo është një gjë e mirë duke qenë se tashmë do të kenë më shumë kohë të stërviten për dy ndeshjet e radhës zyrtare në transfertë ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë.

Anulimi i miqësores – “Është lajm pozitiv se kemi kohë të stërvitemi me lojtarët e rinj dhe në Armeni situate nuk është e mirë. Kemi më shumë kohë për stërvitje, për të futur lojtarët e rinjë në grup”.

Kalimi te Lecce – “Jam i kënaqur se me siguri se do aktivizohem më shumë. Te Parma kam bërë mirë, por ka pasur pak hapësira. Ishin 5-6 mbrojtësa dhe shkova në një ekip që ka projekt rreth meje dhe kam më shumë shanse për të luajtur”.

Formacioni – “Jemi të kënaqur se është konkurrencë pozitive, jemi lojtarë të fortë. Mundet vetëm të përmirësohemi, kushdo të luaj do të bëj mirë. Se jemi lojtarë të mirë në mbrojtje secili”.

Mungesat – “Momenti nuk është i mirë për shkak të COVID-19. Eksperienca është e mirë se ka gjëra pozitive në grup, por me lojtarë të rinj, kanë treguar edhe te U21 do integrohen mirë. Me punë dhe pozitivitet, gjithçka do shkojë mirë”.

Humbja e fundit – “Nuk jemi të kënaqur për atë ndeshje, edhe pse vinim nga fitorja në Bjellorusi. Nuk ishim mirë as fizikisht, shpresoj që nuk ndodh më ajo ndeshje. Se nuk jemi të kënaqur, jemi nervozë”.

Objektivat – “Duam të marrim pikët, nuk shkojmë për të barazuar apo humbur. I kemi mundësitë të fitojmë dhe ai është objektivi jonë. Duhet të përmirësohemi mentalisht të jemi më të përqendruar. Me të dobëtat e kemi më të vështirë, por jam i bindur që do të shkojë më mirë” – u shpreh Dermaku.

Ndërsa Qazim Laçi foli për ndryshimet në listën e fundit dhe potencialin, që skuadra ka për të arritur objektivat e shpallura. Mesfushori i Ajaccio foli edhe në lidhje me sistemin e lojës dhe atë që Reja i ka kërkuar.

Risitë – “Do jetë shumë interesant ky grumbullim sepse do mungojnë shumë lojtarë me eksperiencë, por edhe lojtarët e rinj, që kanë ardhur, kanë dhënë maksimumin në ekipet e tyre dhe mbetet ta tregojnë në fushë. Debutimi me Lituaninë nuk ishte ai që kisha në mendjen time sepse nuk e fituam dhe nuk bëmë një paraqitje të mirë.

Moduli i lojës – “Unë dua të luaj gjithmonë, por këtë e ka në dorë trajneri dhe unë do jap maksimumin në klub dhe kombëtare me qëllimin për të qenë i gatshëm për nevojat e trajnerit. Sistemet janë zgjedhjet e trajnerit dhe ne duhet të ambientohemi. Ne duhet ta kalojmë sa më shpejt në mendje sistemin dhe të japim më të mirën”.

Lituania – “Kampionati në Francë është shumë i mirë dhe ndihem shumë mirë dhe nuk kam ndërmend të lëviz për momentin. Për ndeshjen ndaj Lituanisë nuk prisnim të humbnim me atë lloj paraqitje. Si duket nuk ishim gati dhe e morëm lehtë. Siç e tha edhe Kastrioti do jenë ndeshje shumë të forta sepse jemi grup i ekuilibruar. Ne duam të marrin sa më shumë pikë”.

Synimi – “Sigurisht që i kemi mundësitë për Euro 2024. Trajneri ka sjellë edhe lojtarë të rinj, çka do të thotë se ka shumë mundësi zgjedhje. Kjo do të thotë se e kemi një shans shumë të madh tani dhe ne na duhet të marrim fitoret. Nga humbja ndaj Lituanisë kemi mësuar dhe në të ardhmen do i lexojmë mirë ndeshjet dhe do jemi më mirë”.

Trajneri – “Kam folur me trajnerin dhe para ndeshjes ndaj Lituanisë kur luajta nga fillimi. Më ka folur për pritshmëritë ndaj meje dhe mënyrën sesi do të luajmë. Trajneri nuk ka edhe shumë kohë të bisedojë me të gjithë lojtarët dhe prej pandemisë nuk kemi patur mundësi të grumbullohemi. Nga ana ime çdo gjë që thotë trajneri duhet ta mësojmë sa më shpejt dhe ta tregojmë në fushë” – tha ndër të tjera Laçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transferimi i mesfushorit kuqezi

Çekiçi lë Slloveninë, prezantohet në Turqi