MENU
klinika

Transferimi i mesfushorit kuqezi

Çekiçi lë Slloveninë, prezantohet në Turqi

05.10.2020 - 11:05

Ditën e fundit të merkatos së futbollit në Europë, për verën e këtij viti, një tjetër futbollist i kombëtares kuqezi ka ndryshuar skuadër. Në Turqi ka “fluturuar” një tjetër “shqIponjë” e Edy Reja për ta vijuar atje karrierë.

Fjala është për mesfushorin 23-vjeçar, Endri Çekiçi. Pogradecari ka qenë pjesë e NK Olimpija e Lubjanës deri mjë tani, por sot ka firmosur kontratën e re me ekipin e Superligës turke, Ankaragücü.

Kujtojmë se Çekiçi ka luajtur më herët edhe në kampionatin kroat, Dinamon dhe Lokomotivën e Zagrebit. Pas paraqitjeve mbresëlënëse me Shqipëria U-21 dhe klubet e tij, më së fundi mesfushori në fjalë është bërë pjesë e kombëtares së madhe.

Trajneri Edy Reja e ftoi për dy kualifikueset e muajit të kaluar, e ka në listë edhe për sfidat e tetorit në Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Mëkat që u anulua miqësorja me Armeninë, ku mund të debutonte, gjithsesi, mund të ketë minuta në dy sfidat zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN