MENU
klinika

"Natën, ma" shkon në Prishtinë

“Dilema ekzistenciale: Në mëngjes… duhet të vdes!”

31.10.2020 - 16:41

        Ngjiten në mbrëmjen e sotme, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dy gratë e dramës “Natën ma”, me regji nga Ema Andrea. Vepra e shkruar autorja e njohur Marsha Norman, vjen nën interpretimin e dy aktorëve të njohura.

Në rolet kryesore, interpretojnë aktoret Ilire Vinca dhe Egla Ceno.

Lajmin  bëhet me dije, pranë teatrit “Metropol”.

“Natën ma” është një shfaqje që shënoi sukses bashkë me premierën në Tiranë, në vitin 2018, mes ngrohtësisë dhe duartrokitje të gjata nga publiku. Shfaqja që i dhuroi publikut përzierje emocionesh, këtë ditë të fundit të tetori do të ngjitet në skenën e Prishtinës.

Vepra me regjinë e Ema Andreas, tregon fatin e një nëne, Thelma 50-vjeçare dhe të bijës, Xhesit, 30 vjeçe.

Pjesa teatrore “Natën ma”, që është shkruar nga Marsha Norman, nis me rrëfimin e Xhesit, e cila, duhet t’i thotë të ëmës që në mëngjes, do të vdesë. Xhesi është një grua e divorcuar, që jeton me nënën e saj. Asgjë deri tani, nuk i ka ecur siç duhet, ndaj ajo ndihet e humbur e në të njëjtë kohë vuan nga depresioni kronik. Thelma është nëna e saj, e cila, duhet të përballojë depresionin e së bijës.

Një vepër e fortë emocionalisht, që vjen nën konceptin e regjisores Andrea, e njohur për zgjedhjen e veprave të forta. E shkruar nga skenaristja amerikane Marsha Norman më 1983, kjo dramë ka fituar çmimin “Pulitzier” dhe është nominuar për çmime të rëndësishme.

Jo vetëm në skena të ndryshme teatrore, por “Natën ma” është shfaqur dhe në festivale të ndryshme, ku është mirëpritur nga publiku me lojën e dy aktorëve të njohura.

Në vitin 2018, ishte hera e parë që kjo vepër u ngjit në skenën e një teatri në Tiranë, por më parë, ishte vënë në skenat teatrore të Prishtinës.

Vepër emocionuese

“Natën ma” është një shfaqje dramatike mjaft emocionuese. Drama amerikane nga Marsha Norman, fituese e çmimit “Pulitzer”, që erdhi në regjinë e aktores dhe regjisores Ema Andrea ishte me një aktrim i jashtëzakonshëm të aktores së njohur nga Kosova, Ilire Vinca dhe aktores së talentuar, Egla Ceno.

Vepra është me muzikë nga Bojken Lako.

Skenografia vjen e realizuar nga Enio Shehi dhe identiteti vizual nga Vincenzo Giannattasio.

Më herët, teatri “Metropol” shkruante se “Natën ma” është një histori me fund tragjik, por me mesazhe shumë të forta rreth jetës dhe vdekjes.

“Mos e humbisni” – theksohej në faqen zyrtare të teatrit, në premierën në Tiranë.

Si regjisore dhe aktore, Ema Andrea ka një aktivitet të pasur, me shumë vlerësime në jetën artistike. Një nga artistet e dashura për publikun, që gjithmonë e ka vlerësuar dhe duartrokitur për atë që ka sjellë, në skenat tona teatrore. Ema Andrea është nderuar me çmime në festivale të rajonit dhe Evropës.

Në vitin 2018, u shpall aktorja më e mirë në “FIAT Festival”, në Sarajevë. Ndërsa është vlerësuar me role të ndryshme në shfaqje, në “Natën ma”, Ema Andrea mori vlerësimin si regjisore. Po ashtu dhe aktorja Egla Ceno është një emër i dashur për publikun dhe me role të ndryshme, që vazhdon të vlerësohet dhe duartrokitet për rolet në drama dhe komedi.

Nga Kosova, me rolet e saj, Ilire Vinca është këtë herë, në dramën me regji nga Ema Andrea. Një aktore që ka marrë pjesë në festivale të ndryshme, si dhe vlerësimin e kritikës e publikut. Nga Teatri Metropol u bë me dije, se “Natën ma” do të jetë këtë mbrëmje në Prishtinë, por gjatë kësaj kohe në Tiranë, nuk kanë munguar dhe shfaqjet e tjera për publikun, jo në skenë, por në mjediset e jashtme, në përshtatje me kushtet për shkak të pandemisë.

 

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen