MENU
klinika

Superliga e Kosovës, Java 8

Drita rikthehet te suksesi, Llapi merr fitoren e parë

24.10.2020 - 17:19

Në Superligën e Kosovës janë zhvilluar tri ndeshje të javës së tetë. Drita është kthyer përsëri te fitorja, duke mposhtur Drenicën me rezultat 4-1. Bujar Shabani shënoi që në minutën e 2-të, derisa golin e qetësisë në pjesën e parë e shënoi Hamdi Namani.

Kastriot Rexha do ta shënonte golin e tretë për Dritën për rezultat 3-0 në pjesën e parë. Zabergja do ta ngushtonte epërsinë në fillim të pjesës së parë në minutën e 48, ndërsa golin përfundimtar do ta shënonte Haxhimusa në minutën e 79-të.

Llapi, pas një serie të gjatë pa fitore ka arritur të fitorja e parë ku e ka mundur KF Arbëria. Golin e parë e shënoi Zhdrella nga penalltia në minutën e 12-të dhe Januzi në minutën e 48-të. Kjo është fitorja e parë e Llapit pas shtatë javëve, ku ka humbur 4 e barazuar 2.

Feronikeli ka vazhduar me rezultate negative, ku ka barazuar në Pejë sonte kundër Besës. Skuadra nga Drenasi e kishte nisur me pretendime të mëdha për këtë sezon por ka pasur një start jo të mirë në tetë ndeshjet e para, ku ka 1 fitore, katër barazime dhe tri humbje.

Sot Feronikeli ishte afër humbjes së katërt kur Brruti shënoi i pari për Besën në minutën e 58-të, kurse nga humbja Feronikelin e shpëtoi Milickovic në minutën e 71-të.