MENU
klinika

Eliminatoret e Euro 2021 për U-21

Kosova U-21 nuk i jep “asist” ekipit Shpresa

09.10.2020 - 19:58

Ekipi Shpresa i Shqipërisë ka shpresuar te një fitore e Kosovës U-21 përballë Austrisë në Prishtinë, por dardanët humbën në limite 0-1 dhe tashmë Austria shkëputet në 4 pikë ndaj kuqezinjve 21 vjecarë, kur mbeten edhe 2 ndeshje në grupin 3.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund. Futbollisti austriak Reiter pësoi lëndim të rëndë në fushën e lojës në mesin e pjesës së parë, me ç’rast u detyrua të largohet me barrelë. Ky fraksion nuk pati gola.

Në pjesën e dytë ra disi ritmi, ndërsa te ekipi dardan u ndje lodhja në fund, teksa miqtë përfituan dhe shënuan në minutën e 87-të me Grull. Një sukses që u jep shpresë austriakëve për një kualfikimin për Europian për këtë grupmoshë.

Shqipëria do të luajë pikërisht me Kosovën ndeshjen e radhës më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kuqeinjtë tashmë kanë thjesht shanse teorike, pasi praktikisht është e pamundur të kapet vendin e dytë, teksa në fund do të ndeshen me Anglinë në transfertë, ndërsa Austria luan me Turqinë në transfertë dhe Andorrën në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN