MENU
klinika

Emra të njohur

Kukësi, goditje dyshe në limitin e merkatos

02.10.2020 - 20:27

U larguan shumë lojtarë së fundmi, por Kukësi ka zëvendësua me lojtarë vërtet cilësorë, të paktën nisur nga karriera dhe fama e tyre. Bëhet fjalë për dy futbollistë shqiptarë.

Agim Ibrahimi është një futbollist që mund të bëjë disa pozicione kryesisht në repartin ofesnsiv. Shqiptari i Maqedonisë së fundmi ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, por pa arriti të shkëlqente.

32-vjeçari ka një CV të pasur, ku është aktivizuar me shumë klube europiane ku spikat, Cagliari, Astana, Domzale, Maribor, etj. Gjithsesi, është një lojtar që njeh mirë futbollin në rajon.

Ndërkohë futbollisti nga Bujanovci, 27-vjeçari, Gjelbërim Taipi, vjen pas eksperiencave në Zvicër, ku së fundmi luajti me Schafhausen, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-21.

Kujtojmë që vëllai i Gjelbërimit aktivizohet te Skënderbeu dhe kanë role thuajse të njëjtë, bëhet fjalë për Shqipërim Taipin. Kukësi i ka federuar në limitin e merkatos, pasi në orën 24:00 mbyllet.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak