MENU
klinika

Serie A, Java 3

Lazio-Inter ndajnë një pikë, shtyhet Juve-Napoli

04.10.2020 - 15:59

Lazio dhe Inter kanë ndarë nga një pikë në “Olimpico” pas barazimit 1-1. Një pikë me vlerë për vendasit për mënyrën se si shkoi ndeshja, pasi gjendeshin të disavantazh dhe mbetën me 10 vetë.

Interi kaloi avantazh në minutën e 30-të. Lautaro Martinez bëri një veprim të mirë në zonë dhe me një majtë të fortë mposhti Strakoshën. Portieri shqiptar nuk arriti ta ndalë. 0-1 mbyllet pjesa e parë.

Me të nisur e dyta, Lazio barazon me Milinkovic-Savic. Ekuilibrat prishen në 69’. Ciro Immobile është përjashtuar me karton të kuq për një episod që ka ndodhur në mesin e fushës.

Vidal ka shkaktuar faull ndaj Immobile, ndërsa sulmuesi se ka pritur mirë dhe e ka goditur me një shuplakë të lehtë mesfushorin kilen, që ka rënë më pas në tokë, duke aktruar jo pak! Ne 86′ barazohen forcat, Sensi del me te kuq. Raste pati më shumë për Inter më pas, por sfida mbyllet 1-1.

Ndërkohë, Juventus-Napoli, e programuar për në orën 20:45 sonte, është shtyrë. Bardhezinjtë prisnin fitoren në tavolinë, pasi Napoli nuk ka udhëtuar, por ndeshja është shtyrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak