MENU
klinika

Covid-19 'shkund' firmat në Europë

Mbi 50% e firmave të vogla e të mesme kanë frikë për mbijetesë

22.10.2020 - 20:36

Mbi gjysma e kompanive të vogla e të mesme, që ofrojnë punë për rreth 2/3 e punëtorëve në Europë, shqetësohen për mbijetesën në 12 muajt e ardhshëm, sipas një sondazhi të firmës së konsulencës, McKinsey. Sondazhi është zhvilluar në Gusht, përpara se të niste rritja e shpejtë e rasteve me koronavirus në Europë, që ka sjellë masa të reja të ndalimit të aktivitetit nga qeveritë dhe spekulime mbi një karantinë të dytë.

Zbulimet vijnë ndërkohë që janë rritur paralajmërimet të një vale të dështimeve të bizneseve dhe ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar e organizata të tjera kanë bërë thirrje për mbështetje shtetërore për kompanitë. Sondazhi i McKinsey i mbi 2,200 kompanive në 5 shtete; France, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Britani, zbuloi se 55% e tyre presin të mbyllen deri në Shtator të vitit të ardhshëm, nëse të ardhurat qëndrojnë në nivelet aktuale.

Me trajektorin aktuale, 1 në 10 firma të vogla e të mesme, presin të shpallin falimentimin brenda 6 muajve. Autorët e sondazhit thonë se kjo është një barrë gjigante për sektorin financiar dhe mund të rrisë numrin e të papunëve në ekonomi. Sipërmarrjet e vogla e të mesme SME përcaktohen si ato me 250 apo më pak punëtorë. Në Europë, ata punësojmë mbi 90 milionë njerëz, por përmasa e tyre e vogël, i bën ato të cënuara ndaj krizave të fluksit të parasë. Në Spanjë, 83% e 85,000 bizneseve që kanë kolapsuar që prej Shkurtit, punsojnë më pak se 5 punëtorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...

“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”