MENU
klinika

Europa League

Milan nuk fal në Europë, thyhet Tottenham

29.10.2020 - 20:57

Plot 22 ndeshje pa humbje, në sezonin e ri në Europë vetëm fitore. Një ecuri shumë e mirë e Milan, që sonte fitoi 3-0 ndaj Sparta Pragë dhe kryeson grupin. Ndërkohë, surpriza e mbrëmjes ishte humbja e Tottenham.

Kuqezinjtë kanë shënuar golin e parë në minutën e 24-t me Brahim Diaz. Spanjolli ka realizuar me lehtësi pas asistit të marrë nga Ibrahimovic. Në 36’, Ibrahimovic pati mundësinë të shënonte golin e dytë me penallti, por ka gabuar. Gjuajtja e tij është ndalur nga traversa.

Me të nisur pjesa e dytë, vendin e Ibrës e merr Leao, që humb që në fillim një rast të artë. Megjithatë, Leao e korrigjon në 57’, por merita ishte e Dalot pas asistit fantastik. Pas 10 minutash portugezi ka trefishuar vetë për kuqezinjtë.

Në ndeshjet spikat humbja e Tottenham në Belgjikë. Antëerp ka kaluar në avantazh në minutën e 29′. Davies gaboi me topin në këmbë duke i dhënë mundësi kundërshtarëve të shënojnë. Rafaelov mori pasimin nga Mbokani dhe nuk gaboi përballë Lloris për 1-0. Ky ishte edhe goli i fitores.

Por nëse Tottenham është thyer, Leicester tregohet i fortë në transfertë, duke fituar 2-1 në Athinë ndaj AEK, ku Vardy sërish protagonist. Vllarreal përmbys në Baku ndaj Qarabag 1-3, ndërsa fitoren më të thellë e regjistroi Crvena Zvezda në shtëpi 5-1 ndaj Liberec.