MENU
klinika

Champions League

PSG dhe Chelsea nuk falin në transfertat e largëta

28.10.2020 - 20:55

Dy ndeshje të luajtura në Lindje të Europës nuk kanë dhuruar surpriza. PSG ka fituar në Rusi ndaj Krasnodar 0-2, duke lënë pas humbjen e fundit me United. Edhe Chelsea kalon pa vështirësi transfertën e Turqisë, duke triumfuar 0-4 ndaj Basaksehir.

PSG mori lajmin e keq në pjesën e parë. Ndeshja e Neymar ka zgjatur vetëm 26 minuta, me brazilianin që ka qenë i detyruar të largohet nga fusha për shkak dëmtimi. Vendin e tij e ka marrë Sarabia.

Braziliani i shtohet kështu listës së gjatë të lojtarëve të PSG që janë jashtë ekipi për shkak dëmtimesh ose Covid-19. Tuchel, në fakt, nuk ka patur shtatë lojtarë në dispozicion për ndeshjen e sotme. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në të dytën, pas një goditje nga këndi nga Mbappe, Keane realizon me kokë në 64’. Në 79’ i njëjti skenar, Mbappe pason për Keane, kësaj here brenda zonës dhe 0-2. Pavarësisht se kishte lojë, ky rezultat mbetet në fuqi deri në fund.

Në ndeshjen tjetër, mes Basaksehir dhe Chelsea, pjesa e parë është mbyllur 1-0 në favor të anglezëve. Ka qenë Hudson-Odoi që ka shënuar për miqtë me ndihmën e portierit të rusëve, i cili ka bërë një gafë të vërtetë.

Chelsea mund të kishte kaluar në avantazh në minutën e 14-të pas një penalltie të fituar nga Werner. Te pika e bardhë është paraqitur Jorginho, i cili ka goditur shtyllën dhe kurrizin e portierit Safonov.

Në pjesën e dytë, në 76’, ka sërish penallti për Chelsea. Në mungesë të Jorginho, që u zëvendësua, është Werner ai që gjuan. Gjermani shënon për 0-2. Katër minuta më vonë Werner shërben për Ziyech dhe 0-3. Në minutën e fundit, 90’, ka edhe një gol nga Pulisic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN