MENU
klinika

Europa League

Milan nuk ndalet, Tottenham fiton të parën

22.10.2020 - 22:00

Milan ka regjistruar fitoren e tetë radhazi në sezonin e ri, në Serie A dhe Europë. Kuqezinjtë mposhtën Celtic 3-1 në Skoci dhe e nis Europa League me 3 pikët e para në grup. Super paraqijte nga ekipi i Piolit që marshon kudo dhe nuk njeh kundërshtar.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 me golat e Krunic dhe Brahim Diaz, magjik dhe spektakolar. Në 45′ e dyta, trajneri bëri disa ndryshime, teksa la 90 minuta debutuesin Dalot, duke ruajtur titullarët dhe me mungesa.

Por, ishte Celtic ai që goditje këndi shënoi dhe rihapi gjithçka deri kur në fund, Hauge, gjithashtu debutues në Europë me kuqezinjtë, në kundërsulm gjeti golin e parë me Milanin.

Tottenham ka mundur 3-0 LASK-un në ndeshjen e parë të Grupit J të Europa League. Spurs i kanë siguruar tri pikët në pjesën e parë falë një goli të Lucas (18′), një autogoli të Andrade (27′) dhe Son 84’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN