MENU
klinika

Serie A, Java 4

Milan triumfon në derbi, i vetëm në krye

17.10.2020 - 19:00

Milan thyen mallkimin gati 5-vjecar në derbi sa i përket Serie A, duke triumfuar 1-2 ndaj Interit në San Siro. Një ndeshje që thuajse i pati të gjitha, ku protagonist ishin Ibrahimovic dhe Lukaku, por i pari triumfoi.

Milan zhbllokoi shumë shpejt derbin me një gol të Zlatan Ibrahimovic. Suedezi ka kthyer në gol një penallti, të fituar po vetë, në minutën e 12′ të sfidës. Goditja e tij u prit fillimisht nga portieri Handanovic, por menjëherë më pas sulmuesi e dërgoi në rrjetë për 0-1.

Katër minuta më pas, Leao dogji kundërshtarin në krahun e majtë dhe dha një pasim milimetrik për Zlatan Ibrahimovicin. Suedezi nuk gaboi për 0-2! Interi ngushtoi në 29’. Kolarov pasoi mjaft mirë për Perisic dhe ky i fundit nxori të lirë Lukakun, që nuk fali. 1-2 mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë është shumë e luftuar, Inter është më kërkues. Në 74’ arbitri jep penallti për Inter, por mës pas e anulon për pozicion jashtë loje.

Në ndeshjen tjetër, Lazio pëson humbjen e dytë në 4 javë dhe tashmë humbet terren me kreun. Bardhekaltrit u mposhtën 3-0 në transfertë ndaj Sampdorias, që ngjitet në vendin e nëntë me dy fitore.

Sampdoria kaloi në avantazh në 32’. Vendasit iu falën një goli të kapitenit Quagliarella, i cili me një goditje të bukur me kokë mposhti portierin Strakosha. Sampdoria shënoi edhe golin e dytë me Augellon në 41’, që la në vend Strakoshën për 2-0.

Në të dytën, Lazio nuk arrin të futet në lojë, përkundrazi, është Sampdoria që në minutën e 74-t realizon edhe golin e tretë me Damsgaard. Praktikisht këtu ndeshja mbyllet, Lazio dorëzohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN