MENU
klinika

Ligue 1, Java 6

Neymar-Mbappe japin shfaqje, PSG fiton thellë

02.10.2020 - 21:59

PSG ka lënë pas dy humbjet e para dhe tashmë është kthyer totalisht në “shina”. Kampionët e Francës morën sonte fitoren e katërt radhazi, duke mposhtur 6-1 në shtëpi ekipin e Angers.

Florenzi shënoi një gol shumë të bukur në fillim të sfidës. Ndërsa në 36’, Neymar dyfishoi rezultatin pas kombinimit me Mbappe. Dyshja e PSG-së edhe njëherë japin spektakël. Mbyllet 2-0 fraksioni i parë.

Pjesa e dytë rinisi me golin e brazilianit. Yllit i mbeti një top në zonë dhe nuk gaboi për 3-0. Në listën e golashënuesve e shënuan emrin dhe Draxler, Gueye dhe Mbappe. Kampionët e Francës fitojnë 3 pikë duke fituar me rezultatin 6-1. Miqtë shënuan golin e nderit me anë të Traore.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak