MENU
klinika

Tenis

Nuk ka surpriza, finale klasike në “Roland Garros”

09.10.2020 - 21:49

Pavarësisht surprizave në turret paraardhëse, në finale të grand slam të “Roland Garros” do të kemi një klasike, Rafael Nadal përballë Novak Djokovic, e nëntë herë në këtë turne. Më saktë, numri 2 në botë sfidon numrin 1.

Pas Nadal siguroi me lehtësi finale ndaj argjentinasit Swëartzman, ishte radha e Djokovic. Por ndryshe nga spanjolli, serbi vuajti jo pak, por në fund fitoi 3-2 me sete ndaj grekut Stefano Tsitsipas. Rreth 4 orë ndeshje, por edhe njëherë tjetër Djokovic tregoi durimin e tij.

Tenisti serb fitoi dy setet e para 6-3 dhe 6-2 dhe u duk gjithcka e lehtë, por në të tretin, kur kishte madje në dorë edhe një match point, vjen kthesa e grekut, duke fituar setin e tretë 7-5. Tsitsipas fiton dhe të katërtin 6-4 dhe ndeshja barazohet në 2-2 me sete.

Në setin final Djokovic tregon gjithë potencialin e tij, që edhe pse humb game-n e parë, në fund fiton 6-1, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit. Finalja Nadal-Djokovic do të luhet të dielën në orën 15:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN