MENU
klinika

Erdogan nuk tërhiqet dhe paralajmëron BE

“Po përpëliteni, tensioni në Mesdhe do të sjellë fundin tuaj”

18.10.2020 - 12:21

Presidenti i Turqisë, Erddogan refuzon të tërhiqet, pavarësisht kërcënimeve dhe foli me tone të ashpra për BE duke i kërkuar që të heqë dorë nga politika e njënashme.

Erdogan nuk hezitoi të shprehej se tensioni në Mesdhe do të sjellë fundit e BE që më parë u godit nga largimi i Britanisë dhe tani po përpëlitet.

“Paqja në Mesdheun Lindor kalon përmes njohjes së të drejtave të Turqisë dhe Qipros Veriore. Ne do të vijojmë në rrugën tonë dhe nuk do të pranojmë asnjë kërcënim. Bashkimi Europian duhet të heqë dorë nga politika e njëanshme dhe standardet e dyfishta më vendin tonë. Përndryshe, tensioni në Mesdhe do të sjellë fundin e BE-së që nuk është më një bashkim vlerash. Unioni u godit nga largimi i Britanisë së Madhe dhe tashmë po përpëlitet”, tha Erdogan.

Kujtojmë se Turqia zbuloi edhe 85 miliardë m3 gaz në Detin e Zi duke e çuar në 405 miliardë m3 rezervën totale të gjetur nga anija Fatih.

Kërkimet në këtë zonë nuk do të ndalojnë, ndërsa do të përqendrohen edhe në Mesdhe. Pak ditë më parë u kthye anija sondë “Oruç Reis” e cila u tërhoq në portin e Antalias për t’i dhënë një shans dialogut me Greqinë.

Por në mungesë të një diskutimi në tryezë, autoritetet turke urdhëruan rikthimin në kërkime për naftë dhe gaz me intensitetin e mëparshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet me Turqinë/ Greqia shpresat te BE

‘Le Monde’: Erdogan s’do heqë dorë nga qëllimet e tij!

Analisti grek tregon 2 skenarët me Turqinë

“Në rast lufte Erdogan do merrte ishujt ose…”

Tensione Greqi-Turqi/ Deklarata e Erdogan

“Do të kryejmë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor”


Kërcënimet atomike të Moskës dhe kritika nga perëndimi

A do të kishte kuptim për Rusinë vënia në përdorim e armëve?

Dërgohen në vijën e parë të frontit të luftës

Zelensky, shkarkon disa nga gjeneralët e lartë!

Kush është njeriu që tërboi “dragoin”?

Kina fut Tajvanin në “rrethin e kuq”, bën provat e fundit