MENU
klinika

Nën kujdesin e FSHF

Të rinjtë me aftësi të kufizuar në “Air Albania”

25.10.2020 - 18:44

Ishte një fundjavë ndryshe për stadiumin kombëtar “Air Albania”. Një grup të rinjsh me aftësi të veçanta vizituan për disa orë ambientet e këtij impianti. Për shumë prej tyre ishte hera e parë që hynin në stadium dhe kjo ishte një mundësi e mirë për të promovuar sportin për këtë komunitet.

Vizita u organizua përmes bashkëpunimit dhe kujdesit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Fondacionit DSA (Doën Syndrome Albania). Qëllimi i aktiviteteve të tilla është që fëmijët të jenë sa më të pavarur në jetën e tyre të përditshme dhe të kenë sa më shumë qasje ndaj sportit.

FSHF ka qenë vazhdimisht e angazhuar në mbështetjen e iniciativave sociale përmes bashkëpunimit me shoqata të ndryshme. Edhe në të kaluarën drejtues të Federatës apo edhe futbollistë të Kombëtares kanë marrë pjesë në shumë iniciativa sociale, ku në fokus kanë qenë të rinjtë me aftësi të veçanta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dhurata për qendrën “Xhonatan”

FSHF mbështet fëmijët me sindromën down