MENU
klinika

Frika nga Covid-19

Trajneri s’del në konferencë, Juve-Napoli drejt shtyrjes

03.10.2020 - 13:51

Rëndohet situata në Serie A sa i përket problematikës së Covid-19. Nuk është zhvilluar konferenca për shtyp në Qendrën Sportive Bortolotti e trajnerit Gasperini në prag të Atalanta-Cagliari.

Takimi me shtypin është anuluar sepse një pjesëtar i klubit zikaltër ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Atalanta ka konfirmuar se një pjesëtar i skuadrës ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe se është asimptomatik.

Ndërkohë, te Genoa edhe dy të tjerë kanë rezultuar pozitiv dhe tashmë shkon në 16 numri i të infektuarve në këtë klub. Stërvitjet janë anuluar deri të hënën, teksa ndeshja me Torinon është shtyrë.

Ndërkohë, te Napoli kërkojnë shtyrjen e ndeshjes me Juventus në Torino. Zielinsksi rezultoi pozitiv, por në pritje të testeve të dyta, presidenti De Laurentis ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes, pasi kjo rrezikon të kthehet në një vatër të re.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak