MENU
klinika

Lufta me Ameninë

Turqia apel Shqipërisë: Mbështesni Azerbajxhanin

17.10.2020 - 07:35

Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Joruk ka deklaruar se Shqipëria duhet të dalë në krah të Azerbajxhanit në luftën e këtyre të fundit ndaj Armenisë.

Jourk tha për “Albania Daily News” se në këtë mënyrë vendi ynë mund të mbrojë interesat e saj.

Sipas tij, Azerbajxhani ka nevojë për mbështetjen e partnerëve Europianë ku mes tyre duhet të jetë edhe Shqipëria.

“Azerbajxhani meriton mbështetjen dhe simpatinë e justifikuar edhe nga aleatët tanë, përfshirë këtu Shqipërinë dhe partnerët e tjerë Europianë, që nga Gjeorgjia, Ukraina, Moldavia, duke pasur parasysh konfliktet në Abkhazi, Osetinë e Jugut, Krime, Donbas, apo Transnistria.

Armenia ka shënjestruar gjithashtu edhe gazsjellësat duke rrezikuar sigurinë energjitike, jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Europën. Sulmet e saj ndaj degëve jugore të gazsjellësave që mbërrijnë në Europë, që kalojnë në Turqi, Bullgari, Greqi, Shqipëri dhe Itali do të lënë Rusinë si të vetmen furnizuese me gaz të të gjithë Europë. Mëngjesin e 27 shtatorit, forcat armene nisën bombardimin mbi pozicionet mbrojtëse azere dhe popullsinë civile”, u shpreh ai.

Lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë është rindezur prej disa javësh duke bërë që të dy vendet të kalojnë në një situatë kaotike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN