MENU
klinika

La Liga, Java 10

Gafë e portierit, Real Madrid mposhtet sërish

28.11.2020 - 23:00

Pavarësisht se në Champions League ka rikuperuar nisjen e keqe, në La Liga ekipi i Real Madrid sot ka pësuar humbjen e radhës, për më tepër në shtëpi, teksa Alaves mori fitoren 1-2. Një humbje që djeg për të besuarit e Zinedine Zidane.

U deshën vetëm 5 minuta lojë që miqtë të shënonin golin e parë. Në fakt, ishte një penallti e kthyer në gol nga Perez. Vendasit u përpoqën të vendosnin ekuilibrat, por pjesa e parë përfundon 0-1.

Në të dytën, Real Madrid ka pësuar golin e dytë nga Deportivo Alaves, edhe pse dhurata vjen nga portieri Courtois, i cili bën një asist për kundërshtarin që nuk fal. Joselu është ai që me portën bosh realizon në minutën e 49-të.

Los Blancos futen në lojë në minutën e 86-të, ku Casemiro ngushton shifrat në 1-2. Katër minuta nga fundi dhe katër minuta shtesë nuk sjellin ndryshim rezultati, Real Madrid nuk fiton prej 3 ndeshjesh në La Liga.