MENU
klinika

Prehu në paqe legjendë!

I jepet lamtumira e fundit Maradonës

27.11.2020 - 12:22

Lamtumira e fundit për Diego Armando Maradonën përfundoi me ceremoninë mortore të legjendës së futbollit. Argjentina në zi kombëtare, e gjithë bota ishte me sy dhe zemër në Buenos Aires.

Një turmë e pafund njerëzish jashtë pallatit presidenial, ku ishte vendosur arkivoli i Maradonës me fanellat që Diego kishte veshur gjatë gjithë karrierës së tij.

Trupi i Maradonës u transportua në varrezat “Bella Vista”, ku ndodheshin mijëra njerëz, të mbajtur në distancë nga një kordon prej 1 mijë policësh. Aty u mbajt ceremonia private, në një kopsht të varrezave, ku morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë. Ishte edhe Guillermo Coppola, një mik dhe ish-agjent historik.

Disa pamje u morën me dronë nga maja e varrezave. Imazhe tronditëse. Për ceremoninë, familja vendosi privatësi. Diego Armando Maradona prehet pranë babait dhe nënës së tij, dy figura që i munguan si ajri gjatë jetës së tij.

Dhe tani, “Pibe de Oro” do të jetë në gjendje t’i përqafojë ata përsëri atje lart në qiell. Mijëra njerëz që ishin grumbulluar jashtë varrezave u larguan. Tani është koha e pushimit për Diegon, koha e përkujtimit solemn për të nga të gjithë ne.