MENU
klinika

Serie A, Java 9

Juventus ndalet nga skuadra e Pippo Inzaghit

28.11.2020 - 20:04

Juventus ndalet sërish në Serie A. Kampionët e Italisë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Beneventos në transfertë, skuadër që drejtohet nga Pippo Inzaghi.

Juventus kalon i pari në avantazh në minutën e 21-të me Morata. Një veprim i mirë i spanjollit dhe miqtë kalojnë në avantazh. Benevento gjen barazimin ndaj Juventusit në frymën e fundit të pjesës së parë, kur po mbyllej koha shtesë.

Gjatë një goditje nga këndi, Arthur nuk e largon topin siç duhet dhe Letizia koordinohet dhe me një kalibrim perfekt mposht portierin Szczesny. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Në të dytën Juventus përpiqet shumë të sigurojë fitoren, por të besuarit e Pipo Inzaghit mbrohen fort dhe ndalin ekipin pretendent të Serie A. Një pikë me shumë vlerë për Beneventon dhe 2 pikë të lëna për Juventus.