MENU
klinika

“Në dhjetor fusim testet e shpejta të antigenit”

Manastirliu- qytetarëve: Mos ejani vonë në spitale!

26.11.2020 - 10:43

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri një ekspoze të punës në sektorin e shëndetësisë, ndërsa iu drejtua qytetarëve që të mos shkojnë vonë në spitale.

“Më lejoni t’u drejtohem me zemër çdo qytetari. Mos ejani vonë në spitale! Mos dëgjoni ata që flasin e thonë që mjekët nuk shërbejnë, që nuk ka shtretër. Nuk e bëjnë për ju, e bëjnë për hallin e pushtetit të tyre. Kanë hallet e bizneseve të tyre. Nuk janë kujdesur për ju atëherë kur ju dha mundësia dhe e lanë shëndetësinë në gërmadhë”, tha ministrja Manastirliu.

Ministrja tha se në dhjetor presim përfshirjen e testeve të shpejta të antigenit. Ndërkaq ajo siguroi edhe njëherë se sipas skenarëve të qeverisë, në spitale do të ketë deri në 1600 shtretër për të përballuar pacientët me Covid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"21- vjeçarja nga Durrësi i shpëton paralizës"

‘Zgjodhi të operohet në Shqipëri’, Manastirliu publikon rastin