MENU
klinika

Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha

“Nëse Shqipëria e Kosova një ekip, frikë për rivalët”

10.11.2020 - 13:48

Etrit Berisha edhe njëherë tjetër ka folur si kapiteni i Shqipërisë. Ai shprehet se, nëse Kosova dhe Shqipëria do të ishin një ekip, atëherë Europa do t’i kishte frikë. Ndër të tjera, Berisha thekson se mendja e tyre mbetet te ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Situata – “Kjo situatë është për të gjithë njësoj, ne jemi duke u përgatiur për këtë. Mungesat që do i kemi besoj se të gjithë që kanë ardhur janë të vetdijshëm. Dhe e rëndësishme është që ekipi të japë maksimumin dhe këto ndeshje janë vendimtare.

Atmosfera është e mirë dhe jemi bashkë prej një kohe të gjatë. Kemi filluar përgatitjet dhe ekipi është shtruar, ndeshja me Kosovën do të jetë e mirë dhe pak e vështirë. Pasi kemi dy ndeshje të rëndësishme dhe fokusi jonë do të jetë te ato dy ndeshje”.

Mbrojtja më e mirë? “Me siguri që është ndër më të mirët dhe janë edhe çuna të rinj. Duke luajtur bashkë do bëhemi edhe më të fortë. Jemi të kënaqur dhe kemi treguar edhe në ndeshjet e kaluara. Në katër ndeshje kemi pësuar një gol”.

Kosova? “Nuk është e lehtë, por një vëllazërore gjërat janë më të qeta. Nëse luanim për kualifikim, siç mund të ndodhë, për ne do të ishte shumë e vështirë. Sepse unë e ndjej si vendin tim dhe unë dua t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Do doja të bashkoheshin dhe me emrat që janë do të na kishin frikë dhe respekt e gjithë Europa dhe Bota.

Frikë nuk kemi askënd, Kosova ka shumë individë që të kenë topin dhe të luajnë futboll. Nuk duhet të përqendrohemi në një futbollist, por në të gjithë ekipin. Sfida e kaluar me Kosovën? Nuk besoj që ndikon ajo ndeshje e kaluar se ka qenë periudhë tjetër dhe kanë ndikuar shumë gjëra” – tha ndër të tjera Etrit Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri i Kombëtares, Edy Reja

“Do të eksperimentoj ndaj Kosovës”