MENU
klinika

Tenis

Rafael Nadal thyen një tjetër rekord

09.11.2020 - 18:38

Nuk arriti të fitonte Masters në Paris, që mbetet një tabu për të, por Rafael Nadal la shenjë me numri 1000 të fitoreve në karrierë dhe një rekord tjetër të çmendur që shpjegon dominimin.

Kampioni spanjoll, i cili disa ditë më parë u bashkua me Connors, Federer dhe Lendl në klubin e lojtarëve që kanë fituar më shumë se 1000 ndeshje në karrierë, ka qenë në 10 më të mirët e renditjes ATP për 790 javë rresht.

Pesë javë pasi fitoi titullin e 20-të Grand Slam, duke fituar Roland Garros për herë të 13-të, super ylli spanjoll i hoqi Jimmy Connors një rekord të pabesueshëm që tregon jetëgjatësinë e Rafa-s, i cili, nga 25 Prill 2005, deri më sot, gjithmonë ka bërë pjesë e 10 më të mirëve në botë.

34-vjeçari Nadal theu rekordin e Roger Federer prej 734 javësh radhazi më 22 maj 2019 pasi fitoi Masters të Romës, duke mundur Djokovic në finale. Këtu është renditja e plotë.

1) Rafael Nadal – 790 javë (25 Prill 2005 deri më sot)

2) Jimmy Connors – 789 javë (23 gusht 1973 – 25 shtator 1988)

3) Roger Federer – 734 javë (14 tetor 2002 – 31 tetor 2016)

4) Ivan Lendl – 619 javë (7 korrik 1980-10 maj 1992)

5) Pete Sampras – 565 javë (10 shtator 1990-1 korrik 2001)

6) Novak Djokovic 555 javë (19 Mars 2007 – 29 Tetor 2017)

7) Stefan Edberg 493 javë (9 shtator 1985-12 shkurt 1995)

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin