MENU
klinika

Tenis

Rusi Medvedev triumfon në finalen e Londrës

22.11.2020 - 23:08

ATP 2020 shkon për Daniil Medveded, i cili arrin të mbizotërojë ndaj Dominic Thiem në finalen e Londrës. Triumfon me përmbysje 2-1 (4-6, 7-6 dhe 6-4). Numri 3 në botë fiton setin e parë, por rusi nuk merr forcë dhe përmbys më pas.

Medveded fiton Masterin e fundvitit për herë të parë, ndërsa për Thiem vjen ky nokaut në hapin e fundit si vitin e kaluar. Tenisti rus, numri 4 në botë, fiton edicionin e 51-të të ATP.

Medvedev mposhti në gjysmëfinale Rafael Nadal me rezultatin 2-1. Edhe në këtë sfidë pak a shumë e njëjta situatë, pasi suksesi erdhi me përmbysje. Ndërsa Thiem mposhti në gjysmëfinale Djokovic po 2-1. Nuk ndryshon renditja e përgjithshme, Djokovic mban kreun, Nadal i dyti, Thiem i treti dhe Medvedev i katërti.

Ky ishte turneu i fundit i tenisit për këtë vit. Tenistët do të rikthehen në fillimin e janarit, me turnetë e parë që luhen në Zelandën e Re dhe Australi, me grand slamin e parë që zhvillohet në Melbourne më 18 janar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN